Flora & Fauna Kosovare

nëse është zbavitëse apo interesante për juve, ndoshta është edhe për tjerë: barcoleta, grafita, fotografi

Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 08 Jul 2010 20:59

nje topik interesant. te shihemi q'ka kosova?
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 08 Jul 2010 21:06

Bjeshkët e Sharrit

Shtrihen në Jug-Lindje të Kosovës duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjajshmëria në thepat e sharres, qe formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit. Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, "Pamje e bukur" "le bo ten" e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit.

Shqiptarët e kosoves dhe të maqedonisë jan tepër të lidhur shpirtërishtë më keto male dhe i konsideron si të shenjta. Në muajn Qershorë, për çdo vitë mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke hecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerzit jan të vetedijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, flores dhe faunes që është shumë e pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit.
Malet e Sharrit (Maqedonisht: Шар Планина) përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Maqedonisht: Голем Кораб ose Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve. Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni Gramë në anën shqiptare të kufirit. Shkëmbinjtë dhe sedimentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme. Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër (afërsisht 2,173 m) në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi. (Maqedonisht: Црн Дрим).
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 08 Jul 2010 21:21

Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si..
Image
ariu i murrmë (Ursus arctos),
Image
rrëqebulli (Lynx lynx),
Image
derri i egër (Sus scrofa),
Image
ujku (Canis lupus),
Image
kaprolli (Capreolus capreolus),
Image
dhia e egër (Rupicapra rupicapra)
dhe shpendët si ...
Image
shqiponja e malit (Aquila chrysaetos),
Image
thëllëza e malit (Alectoris graeca),
Image
gjeli i egër (Tetrao urogallus),
Image
skifteri kthetrabardhë (Falco naumanni),
Image
bufi (Bubo bubo),
dhe....
Image
shkaba (Gyps fulvus).
Mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Speciet e zakonshme, ato të rralla dhe ato të rrezikuara në rajon përshkruhen në Kapitullin 5 të këtij botimi. Rajoni mbart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore.Shkalla e lartë e biodiversitetit bimor në rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vend-ndodhja e veçantë e Maleve të Sharrit dhe Malit të Korabit bën që këtu të gjenden element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të Periudhës Terciare dhe të asaj të Akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Europës, janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha maqedonase gjethe-gjilpërë (Pinus peuce), me filizat tipikë të shkurtër dhe me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake (Pinus heldreichii), e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike, d.m.th., janë unike për këtë rajon gjeografik. Speciet endemike si pisha boshnjake (Pinus heldreichii), pisha maqedonase (Pinus peuce) dhe ramonda serbe (Ramonda serbica) përfaqësojnë shpesh një trashëgimi të përbashkët me vlera të mëdha duke qenë se gjenden njëherazi në zonat malore që ndajnë kufirin ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 09 Jul 2010 10:05

rugova
Regjioni i Rugovës ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe në veri-perendim të Pejës

Rugova përben regjionin e tret të Bjeshkëve të Nemuna, ndodhur në veri të teritorit e duke u kufizuar me kufirin e Malit të Zi, që vazhdon Brenda këtij kufiri e njohur si Malësia e Madhe që përfshin terenin e lëshuar nga Hajla deri në Rozhajë

Regjioni përbëhet nga 13 vendbanime të shtrira në të Dy anët e lumit Lumbardhi

Ky regjion është vazhdim i vargmaleve të Alpeve Shqipëtare,që lëshohen nga Guri i Kuqë(2532m)në lumin Lumbardhi dhe vazhdon shtrirjen me vendbanimet,pastaj ngjitet në veri deri në majen e Hajles.

Rugova ka shtrirje duke filluar në jug nga Kisha e Pejës,Bjeshka e Milishevës, Lumbardhi 2335m dhe me Gurin e Kuq 2522m,duke rënë paksa në nivel takon gurët e Demë Husit,pastaj ngrihet deri në Lugun e Shkodrës 2341m për të vazhduar në Bjeshkën e Malsorit 1220m,lëshohet në Grykën e Bjelluhës dhe ngjitet në aksin perendimornë majen e Licit(Kuqisht),fshati Haxhaj vazhdon e ngritet Livadet e Bukura,duke krijuar kufirin më verior të regjionit nga Qafa e Dasmorëve(Bogë) Livadi i Gjakut ,Livadi i Turkut(Koshutan),Gropat e Hysen Ibre’ dhe arinë pikën më të lartë në veri të regjionit Maja e Hajles 2400m.
Regjioni i Rugovës ka një klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor,verë të shkurtër dhe të nxeht,ndërsa dimëri i gjatë dhe i ashpër.Pranvera është e vonë ,vera e nxehtë mesatarishtë por që temperatura ndryshon shume brenda ditës,dhe orët me djell varsishtë nga ekspozimi në përgjithsi nuk janë të gjata.Të reshurat janë më të shumta gjatë vjeshtës dhe në dimër.Debora është e pranishme në majat e bjeshkëve të anës jugore dhë veriore të regjionit deri në gushtë,lartësia e borës arin nga 30-50cm deri në 2m.

Temperaturat mesatare në pranver 4-7 shkall Celsius,në verë 10-17 shkall Celsius,në vjeshtë 5-9 shkall Celsius,dhe në dimër nga +10deri 0dhe –10 deri në –15 .
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 09 Jul 2010 10:17

FAUNA
Gjitarët e regjionit të Rugovës përfaqesohen në gjashtë rende:
Image
Rendi Insectivora, ky rend përfaqësohet me tri familje: fam.Erinaceidae, Talpidae
dhe Soricidae
Image
Rendi Rodentia, ky rend përfaqesohet me këto familje: fam.Sciuridae, Grilidae dhe
Muridae
Image
Rendi Chiroptera, përfaqesohen me tri familje: fam.Rhinolophidae, Vespertiolidae
dhe Molossidae
Image
Rendi Carnivora, përfaqesohet nga këto familje: fam.Ursidae, Canidae, Mustelidae
dhe Felida
Image
Rendi Lagomorpha këtu takojm familjen Leporidae
Rendi Artiodactyla me këto familje:
Image
Suidae,
Image
Bovidae
dhe...
Image
Cervidae-Kaproli
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 09 Jul 2010 10:42

Shpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës:
Image
Shqiponja e malëve,
Image
thëllëza e malit,
Image
shkaba,
Image
pëllumbi i egër
Image
qyqja,

kukuvajka,
Image
qukapiku i gjelbërt, qukapiku larosh,
Image
mëllenja e zezë,
Image
trishtili i zi,
Image
korbi,
Image
sorra,
Image
harabeli i shtëpisë,
dhe...
dredhësi i alpeve, zog bore, trumcaku, meillizeza, pupza, orrli, skifteri.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 09 Jul 2010 11:03

Insektet përfaqesohen nga këto rende:
Rendi:
Image
Ephemeroptera,

Image
Odonata,

Image
Hemiptera,

Image
Coleoptera,

Image
Lepidoptera.


Peshqit e mundshem:
Image
Salmo trutta fario,

Image
salmo trutta macrostigma,

Image
salmo marmoratus Cuver,

Image
Gobio gobio lepidolaemus.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 25 Jul 2010 17:11

Shkruan dhe foto: Prof. Bexhet Berisha
LLOJET E BIMEVE NE KOSOVE

PARATHENIE

Bota bimore është mjaft e larmishme dhe e pasur me lloje. Janë të njohura rreth 500.000 specie të përhapura në ambiente të ndryshme të rruzullit tokësor. Ndahen në bimë të ulëta dhe të larta. Bimët e larta ose kormofitet ndahen në myshqe, fierorë, farëzhveshura dhe farëveshura. Farëveshurat janë të përfaqësuara me rreth 300.000 lloje.
Në kuadër të këtij atlasi të bimëve janë përfshirë 643 lloje: 15 lloje fierorësh, 12 lloje farëzhveshurash dhe 616 lloje farëveshurash.
Mendohet se në Kosovë mund të gjenden 2600 – 2800 lloje të ndryshme të bimëve të larta. Prej tyre rreth 22 lloje rriten vetëm në Kosovë dhe quhen bimë endemike të Kosovës, pra kanë një areal të shtrirjes vetëm brenda kufijve të Kosovës dhe askund tjetër në botë.
Sipërfaqja të cilën e banon një lloj quhet areal. Pos arealit të llojit mund të flitet edhe për arealin e gjinisë, familjes dhe njësive tjera sistematike. Një lloj mund të jetë i përhapur pothuaj në të gjitha kontinentet, prandaj quhet kosmopolit. Kur një specie nuk ka shtrirje të gjerë, për të themi se është endemike. Barpezmi gjethemëndafsh (Achillea holosericea) është endemit i Ballkanit sepse është i pëhapur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi; Ylli shqiptar (Aster albanicus) është endemit i Kosovës dhe Shqipërisë sepse është i përhapur vetëm në këto vende; Dredhja e Kosovës (Convolvulus cochlearis) është endemit i Kosovës sepse është i përhapur vetëm në Kosovës. Bimët endemike të Kosovës mund t’i ndeshim në dy e më tepër lokalitete ose vetëm në një lokalitet të caktuar. Për këto të fundit themi se janë stenoendemike (gr. stenos – i ngushtë). P.sh. bishtmiu shqiptar (Micromeria albanica) ndeshet vetëm në grykën e lumit të Prizrenit.
Bimët endemike të Kosovës janë një pasuri floristike dhe ndeshen kryesisht në Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit. Në interes të Kosovës është të mbrohen me ligj nga zhdukja, sepse mund të dëmtohen nga mosdija. Këto bimë janë të rralla dhe njëherit krenari e Kosovës. Prej tyre 10 lloje janë përfshirë në këtë atlas: Stipa mayer, Aristolochia merxmuelleri, Convolvulus cochlearis, Bornmuellera dieckii, Achillea alexandri - Regis, Potentilla doerfleri, Micromeria albanica, Wulfenia blecicii, Plantago dardanae dhe Centaurea albertii.
Në këtë atlas fotografitë janë origjinale të fotografuara me aparat optik dhe digjital (shumica me aparat digjital) e cila teknikë ka përparësitë dhe mangësitë e veta në krahasim me llojet tjera të atlaseve. Atlasi i bimëve me fotografi të punuara nga artistë të njohur të pikturës ofron detaje të ndryshme të bimës ( rrënjës, kërcellit, frytit, lules etj.) kurse fotografimi kap një moment të caktuar që e shquan bimën (lulen, frytin) dhe pjesë tjera të ambientit natyral ku rritet bima.
Mendojmë se vlera e atlasit qëndron në fotografitë e suksesshme, të çarta, prandaj secila bimë shoqërohet me një tekst të shkurtër duke mos u lëshuar në informacione tjera të cilat mund të gjenden në tekste të tjera. Krahas shënimeve morfologjike të organeve kemi theksuar edhe kohën e lulëzimit të paraqitur me numra romakë që përkojnë me muajt e vitit. Qëllimi i këtij libri është të njihet lloji i bimës, të dimë si quhet bima të cilën e ndeshim në natyrë, pra një letërnjoftim për identifikimin e tyre.
Bimët me tipare të përbashkëta kategorizohen në të njëjtin grup që quhet specie ose lloj, kurse emërtimi i tyre bëhet me dy emra. Emri i parë që shkruhet me shkronjë të madhe i përket gjinisë, ndërsa emri i dytë i përket llojit dhe shkruhet me shkronjë të vogël. Përveç emërtimit në gjuhën shkencore, pranë qëndron edhe emërtimi në gjuhën shqipe, kurse më poshtë është shënuar edhe familja së cilës i përket, p.sh:
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 25 Jul 2010 17:37

Lloji: Scilla bifolia L. Bocka dygjetheshe
Familja: Liliaceae - Zambakore

Emertimi i dyfishte i popozuar nga Karl Line (1707-1778) vlen edhe per boten shtazore dhe eshte nje zgjidhje e mire orientuese per kategorizimin e organizmit te dhene ne njesite perkatese sistematike.
Per perpilimin e tekstit kemi shfrytezuar: Balza, 1971, Bozhilova, 1992, Demiri, 1983, Hayek, 1927 - 1933, Horvat, et al. 1974, Jordanov, et Kozhuharov, 1963 - 1995, Krasniqi, 1979, Megdefrau, Ehendorfer, 1978, Paparisto, et al.1988 - 2000, Rexhepi, 1985, 1986, 1994, 1999, 2000, Tahtazhan, 1980 e 1982, Titin, et al. 1964 e 1980.
Pothuajse 90% e bimeve te ketij atlasi jane punuar prej te njejteve autor edhe me kamere digjitale dhe jane transmetuar ne programin arsimor te RTK-s me titull "ORA E BOTANIKES".
Jemi perpjekur qe ky atlas te perfshije numer sa me te madh te llojeve prandaj kemi dale ne vende te ndryshme te Kosoves per disa vjet radhazi.
Shpresojme se ky liber do te ndihmoj adhuruesit e flores ne njohjen e bimeve si dhe ata qe profesionalisht merren me botaniken.
Presim ne te ardhmen te dalin edhe atlase te tjera, keshtu do te shtohen njohurite mbi bimet qe rriten ne Kosove.

Image

Lycopodium selago L. - Likopodi selago
Lycopodiaceae - Likopodiore
Likopodi selago eshte bime barishtore shumevjeqare, 5 - 35 cm i larte. Kercejt jane te ngritur dhe te degezuar.
Gjethet jane te vogla dhe te radhitura si tjegulla, vizake - heshtore.
Sporangjet jane si veshke te vendosura ne baze te faqes se brendshme te gjethes.
Vere.
Rritet ne shkembinj me lageshti te zonave te larta malore.
eshte bime mjekesore.

Image

Equisetum arvense L. - Keputja e arave
Equisetaceae - Kripthore

Bime barishtore shumevjeqare. Ka rizome e cila deperton thell ne toke.
Ne muajin mars nga rizoma zhvillohen se pari kercej fertil. Jane 10 30 cm te larte. Pergjate tij gjenden 4 - 6 "kellefe". Kellefet kane 8 - 12 dhembe. Ne maje te kercellit qendron kalliri sporangmbajtes. Rreth boshtit te tij gjenden sporangjet. Pas pjekjes ato qahen dhe sporet lirohen te cilat shperndahen me ane te eres. Pastaj kercejte pjellor thahen dhe fillojne te shfaqen kercejte shterp (foto) 10 - 80 cm te larte.
Rritet ne ara, buze rrugeve si dhe vende me lageshtire. eshte bime e helmet dhe mjekesore.

Image

Equisetum palustre L. - Keputja e kenetave
Equisetaceae e Kripthore

Bime shumevjeqare, hollake, me rizome te shoget. Kercejte te thjeshte ose pak a shume te degezuar, 10-60 cm te larte. Brinjet te trasha, te ashpra. Hulliza 6 - 10. Kellefet te gjelber, me maje te zeshket, me buze cipethate te gjere, me nje brinje.
Boqet 10 - 30 mm, shyta, ovoide gjatore. Zhvillohen ne maje te kercellit.
Maj - vere.
Rritet ne vende me lageshtire, me bar, ne ara, e zakonshme. Bime e helmet. Bar i keq i kulturave bujqesore.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 00:22

Image

Equisetum telmateia Ehrh. - Bargjani
Equisetaceae - Kripthore

Bime barishtore shumevjeqare. Ka rizome e cila eshte pushlore. Prej tij cdo vit zhvillohen dy lloje te kercejve: fertil dhe steril. Kercejte pjellor fillojne te shfaqen gjate muajit mars ose prill, pra perpara atyre shterpe. Ne maje te kercejve pjellor shohim te zhvilluara boqet me sporangje. Kercejte shterpe rriten deri 200 cm (foto). Kane ngjyre te bardhe si fildishi. Degezimet jane te gjelbra.
Rritet ne vende me shume lageshtire, buze kanaleve etj.


Image

Cheilanthes marantae (L.) Domin. - Heilanta
Aspleniaceae - Aspleniore

Bime shumevjeqare, me rizome te trashe, zvarritese te mbuluar dendesisht me luspa te murrme te qeleta.
Gjethet ne grupe, te qendrueshme edhe gjate dimrit. Bishti gati sa llapa, i kuq i murrme i erret, i holle si tel. Llapa pendore. Pendezat te sheshta ose te palosura, persiper te shogeta, perposh dendesisht me luspa te murrme, maj holluara trekendeshe.
VI - X.
Rritet ne vende me gur, shkembinj, sidomos serpentinor, kryesisht te zonave malore.

Image

Gymnocarpium robertianum (Hoffm.) New. - Gimnokarpi i Robertit
Aspidiaceae - Aspidiore

Bime shumevjeqare, me rizome hollake, zvarritese.
Gjethet zakonisht 15 - 60 cm. Llapa e gjelber, opake, me bishta te shkurter. Secili qift me i poshtem pendesh me i vogel se pjesa tjeter e llapes
Soret te vendosura gati ne ane te llapes, te rrumbullaketa ose te zgjatura. Mbulesa epidermike e soreve mungon.
Vere.
Ne shkembinj gelqerore, ne vende me hije etj., te zonave malore.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:28

Image
Image


Pinus sylvestris L. – Pisha e bardhë
Pinaceae – Piahore

Dru deri 25 m, me lëvore dy ngjyrash: të murrme të mbyllur në pjesën e poshtme të trungut, të kuqe në të verdhë në pjesën e sipërme.
Halat dyshe, të rimta sidomos në faqen e rrafshët, shpesh të përdredhura, 3 – 8 cm të gjata.
Lulet mashkull janë të mbledhura lO e më tepër rreth boshtit të boçës, ngjyrë të verdhë të qelur. Lulet femër janë më të vogla se ato mashkull, të kuqe. Boçet të murrme të verdheme, pa shkëlqim.
Lul. V–VI; fryt. X–XI.
Spontane dhe e kultivuar.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:31

Image
Image

Pinus peuce Griseb. - Arneni i bardhë
Pinaceae - Pishore

Dru 20-30 m i lartë, me kurorë piramidore dhe me lëvore të çarë pllaka - pllaka të vogla e me ngjyrë të përhime të murrme. Sythet pa rrëshirë dhe kanë formë vezake.
Gjethet në tufa nga 5, të forta, majëmprehta, në prerje trekëndore, të afruara nga degët.
Boçet e pjekura cilindrike, të verdha në kafe, deri 10 cm të gjata me bisht të shkurtër.
V-IV.
Rritet në substrate silikate të zonave subalpine dhe alpine. Ndeshet në Malet e Sharrit, Alpet Shqipëtare. Bimë endemike e Ballkanit.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:34

Image
Image

Pseudotsuga menziesii (Mirbel) Franco – Pseudotsuga
Pinaceae – Pishore

Dru monoik i përherëblertë, deri 100 m, me kurorë piramidore të gjerë.
Halat të vendosura në spiral, majëlakuara, me nga dy vijëza të bardha përposh, me aromë të fortë kur fërkohen.
Lulet mashkull në sqetullat e halave. Boçet të varura, me mëlluga të qëndrueshme, me brakte me tri gjuhëza në majë mjaft më të gjata se mëllugat.
Lul. IV-V, fr. IX-X.
Me origjinë nga perëndimi i Amerikës Veriore.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:38

Image
Image

Juniperus communis L. – Dëllinja e zezë
Cupressaceae – Selviore

Është shkurre ose dru, dioike, 7 - 8 m e lartë. Ka lëvore të lëmuar, të murrme të përhime.
Gjethet në qerthuj nga 3, vizake, të forta, majëtherëse. Nga ana e sipërme me një rripth të bardhë të përhime.
Boçëzat janë vezake ose rruzullore, me pluhurizë. Piqen vitin e dytë ose të tretë. Kur piqen bëhen të zeza ose ngjyrë qielli të errët.
IV-V.
Rritet në pyje dhe shkorreta të zonës kodrinore - malore.E përhapur. Bimë aromatike dhe mjekësore.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:48

Image[Juniperus virginiana]
Image

Juniperus nana Willd. – Dëllinja e rrëgjuar
Cupressaceae - Selviore

Shkurre dioike, e degëzuar, jo më e lartë se 1 m, e shtrirë gati për toke.
Gjethet më të shkurtra se 10 mm, jotherëse, të përkulura përpjetë.
Fryti ka formë vezake ose të rrumbullakët, 7 - 10 mm. Farat të mbështjellura me arilus (boça si rrushk mishnor).
V-VII.
Rritet kryesisht në zona subalpine, sidomos në substrate gëlqerore.
Frytet çmohen për aromën e këndshme dhe vetitë terapeutike të tyre.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:53

Image
Image

Juniperus oxycedrus L. – Dëllinja e kuqe
Cupressaceae – Qiparisore

Shkurre 4 - 5 m e lartë, dioike.
Gjethet të qëndrueshme, të vendosura në qerthuj trishë.Ato kanë formë halash dhe mbarojnë me maje të mprehtë e të fortë. Në pjesën e sipërme janë me dy rriptha të rimtë.
Lulet mashkull janë boçe të vogla. Në faqen e poshtme të luspave kan strajca të polenit. Lulja femër është poashtu një boçe. Fryti i rremë ka pamjen e një rrushku. Sa janë të reja të verdhme dhe me pluhurizë, kur piqen bëhen të kuqërreme, me dy ose tri fara.
IV-V.
Rritet në vende të thata, boka. E zakonshme.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 01:56

Image
Image

Taxus baccata L. - Tisi
Taxaceae – Tisore

Shkurre ose dru halor e cila rritet shumë ngadal dhe mund të arrijë lartësi 15 – 20 m. Halat vizake, me majucë, përsipër të blerta e të ndritshme.
Lulet mashkull të përbëra prej 6 – 14 luspash me 4 – 8 qeskëza pjalmore në faqen e poshtme. Lulja femër përbëhet nga një bosht i shkurtër me luspa në majën e të cilit qëndron një vezës e vetme. Fryti rrushk i rremë, me mish të kuqërremtë (aril).
III-IV.
Rritet në pyje me lagështi dhe hije. Ka përhapje të pakët në Kosovë. I ngrënshëm vetëm arili, pjesët tjera janë mjaft helmuese.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:01

Image
Image

Magnolia grandiflora L. – Manjola lulemadhe
Magnoliaceae – Manjolore

Është bimë drunore deri 20 m e lartë. Degët janë me push ngjyrë ndryshku.
Gjethet kanë formë eliptike, të trasha e të lëmuara, nga ana e sipërme të shkëlqyeshme, kurse nga ana e poshtme kanë ngjyrë ndryshku. Qëndrojnë edhe gjatë dimrit.
Lulet janë të vetmuara, të mëdha, të bardha e me erë limoni. Rrethlulja e thjeshtë, e përbërë prej 9 fletëzave të njejta të vendosura në tre qerthuj me nga tri. Thekët janë të shumtë. Fryti rrëshekth.
VI-IX.
Është e kultivuar gati në tërë botën si bimë dekorative. Ka prejardhje nga Amerika Veriore.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:03

Image
Image

Magnolia liliiflora Desr. – Manjola lulezambak
Magnoliaceae – Manjolore

Është shkurre 2-3 e nganjëherë deri 5 m e lartë. Ka kurorë të rrumbullakët. Lëvorja e degëve është e përhime.
Gjethet janë të gjera dhe eliptike, 15-20 cm të gjata. Në bazë kanë formë pykore, kurse në maje pak të mprehta.
Lulet nga ana e brendshme të bardhëreme, kurse nga ana e jashtme kanë ngjyrë lejla - trëndafili.
Lulëzon para se të gjethojë. Lulëzimi mund të përsëritet gjatë verës dhe vjeshtës.
Ka prejardhje nga Kina Qendrore. Tek ne e kultivuar nëpër parqe ose pranë shtëpive si bimë dekorative.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:07

Image
Image

Aristolochia clematitis L - Petriku kulpër
Aristolochiaceae – Petrikore

Bimë barishtore shumëvjeçare, me erë të keqe, e shogët e me kërcell nëntokësor zvarritës dhe të degëzuar, 30-70 cm e gjatë.
Gjethet të këmbyera, të plota, pjesa bazale e tyre si zemër.
Në sqetullë të gjetheve zhvillohen disa lule, 2 - 7. Rrethlulja e verdhë, e çrregullt, në fund e fryrë për të vazhduar në gypin e hapët me gjuhëz gjatore ose vezake,të gjatë sa gypi ose pak më e gjatë. Fryti kapsulë me shumë fara. Ka formë të dardhës dhe qëndron i varur.
V-VIII.
Rritet në vende barishtore, djerrina e shkorreta. Është bimë helmuese dhe mjekuese.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:13

Image
Image

Aristolochia merxmuelleri Greuter et Mayer - Petriku i Grojterit
Aristolochiaceae - Petrikore

Bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok të rrumbullakët, 5-12 cm e lartë. E tërë bima është e përhimë – blertë.
Gjethet në pjesën e mesme të kërcellit janë të gjera trekëndore - zemërore.
Lulet janë në sqetullën e gjetheve,të vetmuara, me bishta shumë të shkurtër. Pjesa e poshtme e periantit e fryrë në fund, e ngushtuar më sipër, në maje në formë gjuhe. Gryka ka ngjyrë të verdhë - të blertë, përgjatë dejve vjollce e mbylltë.
IV-V.
Është konstatuar vetëm në Koznik, pra bimë endemike e Kosovës. Lokaliteti ku rritet është i rërët–guror, me shkurre dhe toka ka përbërje gjeologjike serpentine. Është zbuluar në vitin 1985.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:16

Image
Image

Aconitum variegatum L. - Akonita shumëngjyrëshe
Ranunculaceae – Zhabinore

Bimë barishtore shumëvjeçare., shpesh e degëzuar, deri 150 cm e lartë Rizoma rrepore me gungëza zhardhokore.
Gjethet thellë të ndara në 5-7 pjesë ose segmente. Segmentet të ndara në vriguj.
Lulesa e thjeshtë dhe e dendur. Braktetë të ngjashme me gjethet, më të vegjël, më thjesht të ndarë dhe lulet nuk i tejkalojnë. Lulet të mëdha. Kanë ngjyrë vjollce të mbyllët, më rrallë të kaltërt ose të bardhë.
VI-VII.
Rritet në livadhe, shkorreta dhe pyje të zonave të larta.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:20

Image
Image

Aconitum vulparia Rchb. – Akonita e verdhë
Ranunculaceae - Zhabinore

Bimë shumëvjeçare, 50–150 cm e lartë. Rizoma cilindrike, shpesh e degëzuar.
Gjethet pëllëmbore të ndara në 5–7 pjesë. Gjethet e poshtme me bisht të gjatë.
Lulet kanë ngjyrë të verdhë të çelët. Braktetë të thepëta. Fryti i shogët, 10 -20 mm i gjatë. Farat të zeshkëta.
VI-VII.
Rritet në lëndina të pyjeve mezofile.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:28

Image
Image

Adonis aestivalis L. - Adonisi i verës
Ranunculaceae – Zhabinore

Është bimë barishtore njëvjeçare, 20-50 cm e lartë. Kërcelli është i thjeshtë ose i degëzuar, i shogët ose me pak qime.
Gjethet e poshtme janë me bishta, të sipërmet pa bishta, pendore të ndara.
Sepale 5, të gjelbër të çelët. Petale 6-8, dy herë më të gjata se sepalet,të kuqe ose rrallë ngjyrë limoni, në bazë me ose pa njolla të zeza. Thekët janë të shumtë. Fryti aken, 5 - 6 mm i gjatë.
V-VI.
Rritet në ara, livadhe etj. E përhapur.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 26 Jul 2010 02:29

Image
Image

Adonis flammea Jacq. - Adonisi i flaktë
Ranunculaceae - Zhabinore

Bimë barishtore njëvjeçare e cila mund të arrij një lartësi prej 20-40 cm. Ka rrënjë penjëzor.
Gjethet trefishpendore me segmente vizake
Lulet me diametër 20 - 30 mm, zakonisht me 5 sepale, kurse petale 5-8. Petalet janë me ngjyrë gjaku të flakët dhe kanë formë vizake - gjatore. Thekët janë të shumtë. Fryti akenë.
V-VI.
Ndeshet në vende me bar dhe toka të punuara, kryesisht në zona deri diku të larta.
I përhapur në Evropën e Mesme dhe Jugore. Bimë e helmët.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Next

Return to mësim, argëtim, humor

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests


cron