Flora & Fauna Kosovare

nëse është zbavitëse apo interesante për juve, ndoshta është edhe për tjerë: barcoleta, grafita, fotografi

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:09

Fleteverdha


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:14

Aspius aspius


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:15

Bucov


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:17

Alburnus alburnus


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:19

Dielleza


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:21

Aristichthys nobilis


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 01:23

Cottus gobio


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 12:53

Çka është Biodiversiteti ?
Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiverziteti paraqet llojllojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojllojshmërisë duke filluar nga ADN-ja , llojet, popullacionet dhe ekosistemi.
Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara , shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).

Biodiversiteti i Kosovës
Megjithëse Kosova është një vend i vogël ajo shquhet me biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, faktorët gjeologjike, pedologjikë, hidrologjikë, relievi dhe klima, e bëjnë Kosovën të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe peizazhor.
Këto rrethana kanë krijuar kushte të favorshme për ekzistencën dhe ruajtjen e një numri të konsiderueshëm të llojeve relikte, endemike dhe subendemike, si dhe të llojeve me rëndësi të veçantë. Sa për ilustrim po e përmendim vetëm një shembull: deri me tani në Parkun Nacional Malet e Sharrit janë evidentuar më shumë se 2.000 lloje enëzore, që paraqet 25 % të florës së Ballkanit dhe 18 % të florës së Evropës. Prej numrit të përgjithshëm të llojeve të evidentuara në Malet e Sharrit , 86 lloje janë shpallur ndërkombëtarisht të rëndësishme, 26 lloje janë të përfshira në Listën e Kuqe Evropiane ndërsa sipas IUCN-së, 32 lloje që gjinden ne Malet e Sharrit janë ne Listën e Kuqe të Bimëve të kërcënuara.
Ne Kosove deri me tani janë te identifikuara mbi 1000 lloje bimore te bimëve vaskulare, ndërsa supozohet që numri i bimëve vaskulare munde te jete mbi 2000 lloje. Nga ky numër rreth 200 lloje kanë karakter endemik, ku me shumë se 12 prej tyre janë stenoendemike.
Ne baze te Hulumtimet te deritanishme të faunës së Kosovës dihet për 210 lloje të egra të kurrizoreve, ndersa grupet tjera jane me pak te hulumtuara.
Qendrat më interesante të biodiversitetit të Kosovës janë: Malet e Sharrit, Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), Pashtriku, Koritniku, Mokna, , Mirusha, Gërmia etj.
Humbja e Biodiversitetit në Kosovë
Edhe Kosova si edhe shumica e vendeve të botës po përballet me problemin e humbjes se biodiversitetit. Faktori kryesor qe ka shkaktuar kërcenim serioze për ekzistencën e shumë llojeve bimore dhe shtazore padyshim është faktori njeri, ndërkaq shpyllëzimet masive, shfrytëzimi intensiv i tokës, ndotjet e ajrit dhe ujit dhe gjuetia e pakontrolluar janë vetëm disa nga faktorët tjerë qe vazhdojnë të rrezikojnë biodiversitetin. Nga të gjitha këto, humbja sipërfaqeve pyjore që ka përfshirë më të madhe ekosistemin natyror është një nga problemet me emergjent për natyrën e Kosovës. Reduktimi i sipërfaqeve pyjore dhe degradimi i vazhdueshëm i tyre ka ardhur kryesisht si pasoje e shfrytëzimit pa kriter te zonave pyjore. Si pasoje e këtyre ndikimeve rrjedh edhe kërcënimi për zhdukje i shumë llojeve bimore dhe shtazore. Kafshët e rralla ne vendin tone si rrëqebulli, ariu i murrme, kaprolli, dreri, dhia e egër etj, janë rrezikuara te pakësohen si pasoje e dëmtimit dhe ndryshimeve ne habitateve te tyre, gjuetisë se pakontrolluar, varfërimit dhe degradimit te ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit. Për llojet shtazore është shqetësuese sidomos gjuetia e ushtruar gjatë periudhës se riprodhimit, ndërsa për llojet bimore grumbullimi i tyre gjate fazës se lulëzimit, dhe nxjerrja me zhardhokë.
Për te tejkaluar ketë situata nevojitet te veprohet sa me shpejt qe është e mundur ne hartimin strategjisë për bidoiversitetin, miratimi i ligjeve , rregulloreve dhe aspekteve tjera ligjore për mbrojtjen e biodiversitetit , forcimin e institucioneve që merren me çështjet e mbrojtjes se natyrës dhe biodiveristetit, organizimin e fushatave për vetëdijesimin e komunitetit mbi rëndësinë e biodiversitetit etj.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 12:57

Domosdoshmëria e ruajtjes se biodiversitetit
Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:
o Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq të pasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,
o Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri,
o Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotë zhdukje e kësaj vlere,
o Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë,
o Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,
o Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohen përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,
o Dhe mbi të gjitha vetë Jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti- shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.

ImageImage

Ariu i murrmë-lloj i rrezikuar i faunës se Kosovës dhe Gentiana Lutea – lloj i rrezikuara i florës se Kosovës
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:01

Hypophthalmichthys molitrix


Image

Image
Last edited by adem_ks on 27 Jul 2010 13:03, edited 1 time in total.
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:02

Gergeq


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:04

Babushka


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:05

Amuri


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:06

Mrena


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:07

Ngjilla


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 27 Jul 2010 13:08

Ngjala


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby neron on 28 Jul 2010 16:56

Vlerat natyrore

Flora dhe fauna e Parkut nacional ,,Malet e Sharrit"

Parku Nacional ,,Malet e Sharrit" është i pasur me resurse të rralla natyrore të cilët kanë vlera të posaçme shkencore, edukativo-arsimore, rekreative, sportive-turistike dhe estetike. Në kuadër të vlerave natyrore veçohet shumëllojshmëria (biodiverziteti) i florës dhe faunës. Ky Park nacional posedon:

• 2500 lloje të bimëve

• 112 asociacione të vegjetacioneve pyjore, shkurrore dhe barishtore

• 165 lloje të shtazëve të egra

• 200 lloje të shpendëve

• 147 lloje të fluturave

Bota bimore (flora)

Në kuadër të florës së pasur me afro 2500 lloje të bimëve veçohen 323 bimë endemike që këtë territor e bënë unikat në Ballkan, ndoshta edhe në Europë. Llojet më të rëndësishme drunore janë endemoreliktet rrobulli (Pinus heldreichii) dhe arneni (Pinus peuce), ndërsa vlerë të veçantë kanë 20 lloje të bimëve stenoendemike: barpezmi i Aleksandrit (Achillea alexandris regis), bornmulera e Dieckit (Bornmullera dieckii), cerasti i Sharrit (Cerastium neoscardicum), karafil i Sharrit (Dinathus scardicus); draba e korabit (Draba korabensis); potentila e Doerflerit (Potentila doerfleri); krokusi i Sharrit (Crocus scardicus); bar peshku i Sharrit (Verbascum scardicolum), kokëz e Shmukerit (Silene schmucheri), këmashna e Kobilicës ( Hieraceum kobilicanum), këmashna e Lubotenit ( Hieraceum naegelianum supss. Lubotenicum), rrushqyqe ( Sedum flexousum), etj.

Vegjetacioni

Vegjetacioni i Parkut nacional është i pasur me bashkësi (asociacione) të ndryshme pyjore, shkurrore dhe barishtore. Deri më tani janë identifikuar 112 asociacione, në kuadër të cilëve rëndësi të veçantë kanë ato të karakterit endemo-relikt të rrobullit, arnenit dhe bimëve stenoendemike.

Në aspektin vertikal veçohen këto vegjetacione kryesore:

1) Brezi i pyjeve të dushkut (Quercetum montanum) dhe pyjeve të përziera të mullezës dhe frashnit të zi (Orno Ostryetum carpinifoliae)

Në këtë brez pyjor dominojnë llojet: bungu (Quercus petrea), frashni i zi (Fraxinus ornus), mullëza (Ostrya carpinifolia), qarri (Quercus cerris) dhe shkoza e bardhë (Carpinus betulus). Ky vegjetacion pyjor është pjesërisht i përfshirë në kuadër të Parkut dhe kryesisht gjendet në pjesët më të ulëta në ekspozicionin jugor të Oshlakut dhe Rusenicës.

2) Brezi mezofil i pyjeve të ahut (Faginion mosaicae).

Ky brez nga aspekti i sipërfaqeve pyjore dominon në Parkun nacional dhe paraqitet në dy grupe asociacionesh dhe atë: bashkësia kodrinore e ahut (Fagetum montanum) dhe bashkësia e bredhit dhe ahut (Abieto-Fagetum), ndërkaq në viset më të larta në kuadër të kësaj bashkësie paraqitet hormoqi (Picea excelsa). Bashkësitë e ahut janë të zhvilluara kryesisht në ekspozicionet veriore, në lartësitë mbidetare ndërmjet 900 - 1600 m.

3) Brezi i pyjeve të rrobullit dhe arnenit (Pinetum heldreichii dhe Pinetum peucis)

Ky brez kryesisht përbëhet prej bashkësive endemike të pishave malore endemo-relikte të rrobullit (Pinus heldreichii) dhe arnenit (Pinus peuce) të cilët shtrihen në lartësinë mbidetare prej 1500-1900 m. Bashkësitë më të ruajtura të rrobullit janë në Koxha Ballkan, Oshlak, Prevallë, Pashallarë (Ostrovicë) dhe në Ujërat e Humbur (Gine Vode), ndërsa bashkësitë më të ruajtura të arnenit gjenden në Ujërat e Humbur dhe të Prrocka e Durlës. Këto pyje janë më të rëndësishme në Parkun nacional nga të cilët një pjesë e vogël janë shpallur si rezervate strikte natyrore, ndërsa në të ardhmen planifikohet që shumica e sipërfaqeve të këtyre pyjeve të shpallën si rezervate.
neron
novajlija - fillestar
 
Posts: 19
Joined: 14 Jun 2010 00:52

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby neron on 28 Jul 2010 16:58

4) Brezi shkurror i dredhakut (Pinetum mughi).

Bashkësitë e dredhakut (Pinus mugo) gjenden në Koxha Ballkan, Oshlak dhe Pashallarë (Ostrovicë). Në pjesët ku nuk është e pranishme hartina, janë prezente llojet e tjera shkurrore: dellinja e siberisë (Juniperus nana), trëndafili alpik (Rododendron ferugineum), Bruckenthalia specidifolia, Erica carnea etj.

5) Vegjetacioni barishtor i maleve të larta

Livadhet dhe kullosat malore dhe maleve të larta janë të pasura me bashkësi të rëndësishme bimore. Në kullosat e larta malore dominojnë bashkësitë e bar malit (Nardus stricta), ndërsa në lartësitë më të mëdha mbidetare dominojnë elementet e florës arkto-alpike.

Bota shtazore (fauna)

Parku nacional ,,Mali Sharr" është i pasur me lloje të shumta të shtazëve ku, sipas studimeve që janë bërë, jetojnë afro 165 lloje, nga të cilët një numër i tyre janë endemike dhe të pranishme vetëm në disa zona tejet të kufizuara të Parkut, siç është rasti me rrëqebullin (Lynx lynx). Klaset e shtazëve të cilët veçohen në Parkun nacional janë: Peshqit (Pisces), Ujëtokësorët (Amphibia), Rreshqitësit (Reptilia), Shpendët (Aves), Gjitarët (Mamalia) etj.

Gjitaret (Mamalia)

Llojet më të rëndësishme të shtazëve të egra janë: reqebulli (Lynx lynx), shqarthi i artë (Mertes mertes), lundërza (Lutra lutra), ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicarpa rupicarpa), ujku (Canis lupus), dhelpra (Canis vulpes), derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles), macja e egër (Felis sylvestris), fishnjari (Mertes fiona), Dinaromys bogdanovi, etj.

Shpendët (Aves)

Shpendët në Parkun nacional paraqitën në të gjitha biotopet, ku jetojnë mbi 200 lloje, kurse numri i llojeve dhe populacioneve të tyre i tejkalojnë të gjitha klasat e tjera të faunës përpos insekteve. Llojet më të rëndësishme janë: pulegra e madhe (Tetrao urogalus), borsi i borës (Montifringilla nivalis), shqiponja kryqëzare (Aquilla heliaca), shqiponja e përhimët (Aquila chrusaetos), shqiponja e maleve (Hieraetus fasciatus), vulturida (Gyps fulvus), huti i madh (Bubo bubo), skifteri i përhimët (Falco peregrinus), skifteri malor (Falco biarmicus), pula e pyjeve (Tetrastea bonasia), fëllënza e gurëve (Alectoris graeca), petriti i pulave (Accepiter gentilis), Gypaetus barbatus, dallandyshja e natës (Caprimulugus europeus), lauresha e pyjeve (Lullula arborea), etj.

Insektet-fluturat

Insektet në aspektin e numrit dhe shumëllojshmërisë janë dominues në Parkun nacional. Në kuadër të tyre, në veçanti, janë hulumtuar fluturat nga të cilët deri më tani janë identifikuar 147 lloje. Mund të konstatohet se në aspektin e shumëllojshmërisë së fluturave, midis të cilëve ka edhe lloje endemike, Parku nacional ,,Mali Sharr" është i pakrahasueshëm në Ballkan, ndoshta edhe në Europë.

Vlerat e tjera natyrore

Parku nacional, përveç specifikave të veçanta të florës dhe faunës, karakterizohet edhe me veçori të posaçme gjeomorfologjike, gjeologjike, peisazhore, klimatike dhe hidrologjike që këtë territor e bëjnë tejet interesant dhe të veçantë në gadishullin Ballkanik dhe kontinentin Europian.

Zonat e veçanta

Në Parkun nacional, për momentin gjenden katër rezervate strikte natyrore:

• Rrobulli (KK Prizren) - Rezervati strikt natyror i pyjeve të rrobullit (Seslerio-Pinetum heldreichii) në shpatet jugore të Oshlakut, në rajonin e Prevallës, me sipërfaqe prej 30 ha.

• Oshlak (KK Prizren) - Rezervati strikt natyror i pyjeve të rrobullit (Pinetum heldreichii) në shpatijet juglindore të Oshlakut, me sipërfaqe prej 20 ha.

• Pisha e Madhe (KK Prizren) - Rezervati strikt natyror i pyjeve të vjetra të rrobullit (Seslerio-Pinetum heldreichii) në ekspozicionin juglindor të Koxha Ballkanit me sipërfaqe prej 35 ha.

• Rusenica (KK Suharekë) - Rezervati strikt natyror - vendbanimi i rreqebullit (Lynx lynx) në Grykën e Rusenicës me sipërfaqe prej 300 ha.

Në të ardhmen planifikohet zgjerimi i sipërfaqeve të rezervateve ekzistuese dhe shpallja edhe 10 rezervateve të reja strikte të natyrës, ashtu që si zona të I të mbrojtjes (rezervate strikte të natyrës) janë propozuar 14 zona me sipërfaqe prej 4118 ha. Rezervatet e propozuara janë:

1) Luboteni (KK Kaçanik) - 201 ha

Luboteni paraqet zonën e maleve të larta (2499 m) në gëlqeror e mbuluar me vegjetacione barishtore të pasura me bimë endemike të cilët formojnë bashkësi (fitocenoza) të rralla bimore të karakterit subalpik dhe alpik. Ndër bashkësitë më të rëndësishme veçohet Carex laevis-Helianthemum, në kuadër të cilës gjenden reliktet glaciale Dryas octopetala, Linaria alpina, Sideritis scardica, Hieracium naegelianum supss. Lubotenicum, etj.

2) Livadhishte (KK Shtërpcë) - 134 ha

Rezervati i propozuar natyror ,,Livadhishte" paraqet zonën e maleve të larta në silikat ku gjenden liqeni glacial (2173 m) më i madhi në Parkun nacional (gjatësia 230 m, gjerësia 120 m dhe thellësia 7 m) dhe ekosistemet barishtore të pasura me bimë endemo-relikte të cilët formojnë bashkësi të rralla bimore. Nga bimët e shumta endemike veçohen: karafil i Sharrit (Dianthus scardicus - st. end.); potentila e Doerflerit (Potentila doerfleri - st. end.); krokusi i Sharrit (Crocus scardicus - st. end.); drabë e Korabit (Draba korabensis - st. end.); kriptogramë kaqurrele (Cryptograma crispa);etj.
neron
novajlija - fillestar
 
Posts: 19
Joined: 14 Jun 2010 00:52

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby neron on 28 Jul 2010 17:00

3) Prrocka e Durlës (KK Shtërpcë) - 273 ha

Kjo zonë ka rëndësi të veçantë gjeomorfologjike dhe floristike. Karaktersitikat kryesore të zonës janë bashkësitë e rralla të panjës malore dhe ahut (Acero heldreichii-Fagetum moesiaceae), trendafilit alpik dhe arnenit (Rhododendro-Pinetum peucis), dëllinjës së siberisë dhe brukentalisë (Juniperus nana-Bruckenthalia spiculifolia) si dhe flora e pasur endemike, ndër të cilët veçohen: potentillë e Doerflerit (Potentila doerfleri - st. end.); drabë e Korabit (Draba korabensis - st. end.); Sedum flexuosum (st. end.); azulea alpike (Loiseleuria procumbens), nartecë e Sharrit (Narthecium scardicum); selaginella si selaginelë (Selaginella selaginoides); tozia alpine (Tozzia alpina); zambaku shqiptar (Lilium albanicum) etj.

4) Bistra (KK Shtërpcë / KK Prizren) - 975 ha

Kjo zonë karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike, gjeomorfologjike, gjeologjike dhe hidrologjike. Emri i rezervatit natyror është dhënë në bazë të majës malore Bistra (2651 m) e cila paraqet majën më të lartë në Parkun nacional dhe të dytën në Republikën e Kosovës, pas Gjeravicës (2671 m). Specifikat më të rëndësishme të zonës janë bashkësitë pyjore të rrobullit, arnenit, pishës së bardhë, hormoqit, panjës malore, ahut, rododendrës, bashkësitë shkurrore dhe barishtore të maleve të larta në silikate, liqeni akullnor i Jazhincës (gjatësia 120 m, gjerësia 90 m dhe thellësia 11 m) etj.

Zona e Bistrës, përveç me llojet e rralla drunore, veçohet edhe me shumëllojshmërinë e bimëve endemike barishtore, nga të cilët më të rëndësishme janë: drabë e Korabit (Draba korabensis -st. end.); potentillë e Doerflerit (Potentilla doerfleri - st. end.); karafil i Sharrit (Dianthus scardicus - st. end.); karafil me balluke (Dinathus superbus); fiteumë jo e qartë (Phyteuma confusiumi); nartecë e Sharrit (Narthecium scardicum); zambaku shqiptar (Lilium albanicum); etj.

Zona është e pasur edhe me lloje të shumta të faunës (kafshëve të egra dhe shpendëve), në kuadër të cilëve veçohen: dhia e egër ( Rupicapra rupicapra ), ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), macja e egër ( Felis sylvestris ), vjedulla ( Meles meles ), p ulegra e madhe ( Tetrao urogallus), shqiponja e përhimët ( Aquila chrysaetos), shqiponja minjngrënëse ( Buteo buteo), huti pyjor (Bubo bubo) etj.

5) Lumbardhi (KK Prizren) - 301 ha

Ky rezervat natyror karakterizohet me vlera të posaçme biologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike dhe peisazhore. Zona paraqet cirkun silikat akullnor të maleve të larta ku gjenden: burimi dhe ujërrjedhja e epërme e Lumbardhit të Prizrenit, dy liqej glacial (Liqeni i Madh dhe i Vogël i Katundit të Epërm) dhe ekosistemet përcjellëse të pasura me bimë endemike, në kuadër të cilëve veçohen: karafil i Sharrit (Dinathus scardicus - st. end); draba e Korabit (Draba korabensis - st. end.); potentillë malazeze (Potentilla montonegrina); herakle e Orfanidhit (Heraceleum orphanidis); pedikulare e Oederit (Pedicularis oederi); kokëz e Valdshtainit (Silene waldsteinii); kryptogramë kaqurrele (Cryptogramma crispa); zhabina (Ranunculus incomparabilis) etj. Pjesa më të larta shkëmbore e zonës është habitat i dhive të egra dhe shpendëve grabitqarë, në veçanti të shqiponjës së përhimtë (Aquila crysaetos).

6) Dupnicë (KK Prizren) - 489 ha

Dupnica është zonë e maleve të larta e dominuar me shkëmbij silikat dhe vegjetacion barishtor që paraqesin habitat i dhive të egra dhe bimëve endemike, ndër të cilët veçohen: klokëz Shmukeri (Silene schmucheri - st. end.), shelgu barishtor (Salix herbacea), karafil me balluke (Dianthus superbus) etj. Zona është interesante edhe nga aspekti gjeomorfologjik dhe peisazhor.

7) Kopilicë (Kobilica) (KK Prizren) - 196 ha

Kopilica paraqet zonën gëlqerore të malit të lartë (2528 m) me bimë të rrallë kalcifite dhe hezmofite që janë të përshtatur habitatit me kushte të vështira klimatike dhe pedologjike (tokat e varfra dhe pa zhvilluara). Bimët më të rëndësishme endemike të zonës janë: Hieracium kobilicanum (st. end.); kokëz e Shmukerit (Silene schmucheri - st.end.); lëpjetë bore (Rumex nivalis); shelgu barishtor (Salix herbacea); karafil me balluke (Dinathus superbus); manushaqe e Grisebahut (Viola grisebachiana); erigeron (Erigeron uniflorus); sausurea alpine (Saussurea alpine); zambaku shqiptar (Lilium albanicum). Kopilica së bashku me Lubotenin paraqesin zonat e vetme gelqërore në malin Sharr i cili është i dominuar nga sendimenti silikat.

8) Gryka (Klisura) (KK Shtërpcë) - 114 ha

Zona e Grykës (Klisurës) karakterizohet me bashkësinë autoktone të reliktit terciar tisit (Taxus baccata) me ahun (Fagus mosaicae) Fageto - Taxetum baccata e cila shtrihet në lokalitetin Pulan (Kokoshinje). Tisi është lloji i vetëm halor në vendin tonë që zhvillohet, përveç mënyrës gjenerative (me fara), edhe në mënyrë vegjetative. Areali i përhapjes së tij është mjaftë i kufizuar dhe mund të thuhet së ku lloj është i rrezikuar për zhdukje. Rëndësi të veçantë këtij rajoni i jep edhe prania e llojit endemorelikt ramonda e Natalisë (Ramonda nathaliae).
neron
novajlija - fillestar
 
Posts: 19
Joined: 14 Jun 2010 00:52

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby neron on 28 Jul 2010 17:01

9) Rrobulli (KK Prizren/KK Shtërpcë) - 145 ha

Zona e Rrobullit është e pasur me pyje të llojit endemo-relikt të rrobullit (Pinus heldreichii) i cili në shpatijet jugore gelqërore të Oshlakut formon bashkësinë Seslerio-Pinetum heldreichii, ndërsa në shpatijet jug-lindore, që kanë më shumë lagështi, formon bashkësinë Luzulo maximae-Pinetum heldreichii. Në pjesën lindore të zonës, nën pyjet e rrobullit, gjendet bashkësia pyjore e ahut Fagetum montanum. Zona e Rrobullit është e pasur me bimë endemike, nga të cilët veçohen: bar peshku i Sharrit (Verbascum scardicolum - st. end.), gencianëza bullgare (Gentianella bulgarica var. Albanica), karafil i kartusianve (Dianthus cartusonarum), karafil shkëmbinjësh (Dianthus integer), lulekambane shqiptare (Campanula albanica), lisra shqiptare (Thymus albanus), epsparseta e Sharrit (Onobrychis scardica), sarushta e Sharrit (Stachys scardica), manushaqja e Zoisit (Viola zoisii), etj.

Zona është e pasur edhe me lloje të shumta të kafshëve të egra (mamalia) dhe shpendëve (ornitofauna). Llojet më të rëndësishme të kafshëve janë: ariu i murrmë (Ursus arctos ), kaprolli ( Capreolus capreolus ), derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles) etj.

Shpendët më të rëndësishme janë: shqiponja e përhimtë (Aquila chrusaetos), shqiponja minjngrënëse ( Buteo buteo), skifteri malor (Falco biarmicus), pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), thëllëzës së gurit ( Alectoris graeca ), borsi i borës (Montifringilla nivalis), stërqoka (Pyrrhocorax pyrrhocorax) etj.

10) Oshlak (KK Prizren/KK Shtërpcë) - 550 ha

Oshlaku është zonë e malit të lartë në gelqëror me pyje të robullit, pyje të pastra të hormoqit, bashkësitë e dredhakut dhe bimët e shumta endemike Simboli i veçantë i Oshlakut është lloji lokal endemik i vjetërsisë glaciale Achillea alexandri regis që gjendet kryesisht në pjesët më të larta ku me llojin tjetër endemik të Ballkanit qendror Onobrychis scardica formon bashkësinë specifike e malit të lartë Achilleo alexandri regis-Onobrychis scardica. Nga llojet e tjera të shumta endemike veçohen: heliantema e thinjur (Helianthemum canum), karafili i Sharrit ( Dianthus scardicus), karafili i gurit ( Dianthus integer), shmanga shqiptare (Crepis albanica), lisra shqiptare (Thymus albanus), edrianti gjethebari (Edreianthus graminifolia), brinjëkau i Karglit (Bupleurum karglii), alkana e Sharrit (Alcanas scardica), asteri alpin (Aster alpinus), etj.

Zona është e pasur edhe me lloje të shumta të kafshëve të egra (mamalia) dhe shpendëve (ornitofauna). Lloji më i rëndësishëm i zonës është dhia e egër ( Rupicapra rupicapra ).

11) Pisha e Madhe (KK Prizren) - 45 ha

Pisha e Madhe karakterizohet me pyjet e vjetra të rrobullit të bashkësisë Seslerio-Pinetum heldreichii, të cilat paraqesin kompleksin më të bukur dhe më interesant të pyjeve të rrobullit në Ballkan. Zona e rezervatit i përfshinë sipërfaqet e pyjeve të ruajtura të rrobullit në pjesët lindore të kompleksit Pisha e Madhe. Zona është e pasur me lloje të shumta të florës të cilët kryesisht janë kosmopolite, ndërsa vlerë të veçantë kanë lloji endemik Sedum flexiosum dhe llojet me karakter mjekues, siç janë: ushojza pakërcell (Carlina acaulis), genciane e kryqëzuar (Gentiana cruciata), bari i ethes (Centaurium erytrea), rigoni i zakonshëm (Origanum vulgare), trëndafili shajakor (Rosa tomentosa), etj.

Pisha e Madhe paraqet habitat i llojeve të shumta të kafshëve të egra, ndërsa lloji më i rëndësishëm është ariu i murrmë (Ursus arctos).
neron
novajlija - fillestar
 
Posts: 19
Joined: 14 Jun 2010 00:52

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby neron on 28 Jul 2010 17:02

12) Rusenicë (KK Suharekë) - 270 ha

Rusenica është zonë malore me shkëmbintë gelqëror dhe pyje të ahut (Abieti-Fagetum) që janë habitat të rreqebullit ballkanik (Lynx Lynx balcanicus). Me qëllim të mbrojtjes së këtij lloji të rrezikuar në vitin 1955 Rusenica është shpallur si zonë strikte e natyrës. Zona është e pasur edhe me bimë të shutma endemike, siç janë: bornmullera e Dieckit (Bornmullera dieckii- st.end.), rrobulli (Pinus heldreichii), panja malore (Acer heldreichii), potentila argjentë (Potentila argentea), poligalla e Doerflerit (Pilygala doerfleri), barpezmi gjethemëndafsht (Achillea holysolicea), këmashna e Valdshtajnit (Hieraceum weldsteini), ngjitësja e shkëmbit (Galium rupestre), xerxelja si ulli (Daphne oleoides), sarushta boshnjake (Scrophularia bosniaca), minuarcia e Baldacit (Minuartia baldacii), etj.

13) Pashallare (KK Suharekë / KK Shtërpcë) - 411 ha

Pashallare paraqet zonën e malit të lartë në serpentinit me pyje të pastra të rrobullit, pyjet e përziera të rrobullit dhe arnenit, pyjet e ahut, bashkësitë e dredhakut dhe shkëmbintë serpentinite me lloje të rralla endemike të florës. Bashkësitë e rrobullit dhe dredhakut në serpentinit të Pashallarës paraqesin fenomen të veçantë natyror në vegjetacionin e Ballkanit.

Vlerë të posaçme zonës i japin llojet e shumta endemike: bornmulera e Dieckit (Bornmullera dieckii - st. end.), cerasti i Sharrit (Cerastium neoscardicum - st.end.), grurëzi i Sharrit (Melanpyrum scardicum), zambaku shqiptar (Lilium albanicum), lulekambanë shqiptare (Campanula albanica), karaboti i shkëmbit (Carum rupestre var. Albanicum), kokizë e vockël (Silene pusila var. Albanica), sarushë e Sharrit (Stachys scardica), sericë e Sharrit (Alysum scardicum), lulekambana shqiptare (Campanula albanica), knaucia dinarike (Cnautia dinarica), manushaqe e Grisebahut (Viola grisebachii), rrushqyqe serpentine (Sedum serpentini), karafil i hajthëm (Dianthus gracilis), njëgjira e Doerflerit (Asperula doerfleri), etj.

Zona është e pasur edhe me lloje të shumta të kafshëve të egra dhe shpendëve, ndërsa veçohen: ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), shqarthi i artë ( Martes martes ), shqiponja minjngrënëse ( Buteo buteo), skifteri malor ( Falco biarmicus ), huti pyjor (Bubo bubo), pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), thëllëza e gurit ( Alectoris graeca ) etj.

14) Lendina e Shenjtë (KK Suharekë) - 14 ha

Lëndina e Shenjtë është rezervat i llojit stenoendemik bornmullera e dieckit (Bornmuellera dieckii). Në zonë dominon vegjetacioni barishtor, ndërsa pjesa qendrore e zonës është e mbuluar me pyje të e ahut dhe rrobullit. Nga llojet e tjera të rralla që janë të pranishme në këtë zonë veçohen: dredhaku (Pinus mugo), sarusha e sharrit (Stachys scardica), poligala e Doerflerit (Polygala doerfleri), gencianeza bullgare (Gencianela bulgarica), potentilla e australis (Potentilla australis), lëpjet e bukur (Rumex pulcher), sericë e gurit (Alyssum murale), etj.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
neron
novajlija - fillestar
 
Posts: 19
Joined: 14 Jun 2010 00:52

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 30 Jul 2010 20:53

Shtuka


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 30 Jul 2010 20:55

Trofta


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 30 Jul 2010 20:56

Tinca Tinca


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Re: Flora & Fauna Kosovare

Postby adem_ks on 30 Jul 2010 20:57

Krapi


Image

Image
User avatar
adem_ks
inventar foruma - inventari i forumit
 
Posts: 633
Joined: 15 Jun 2010 10:46

Previous

Return to mësim, argëtim, humor

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests


cron